Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktiviteti privat > një plan italian për ballkanin

Një plan italian për Ballkanin

Publikuar 23.2.2010

Një plan italian për Ballkanin – Por është konkurenca kineze: Cmec ndërton centrale në Serbi

italia balcani

 Për republikat e vogla të Ish-Jugosllavisë të etura për energji dhe infrastrukturë, hyn ne skene, shpetimi i shumedeshiruar kinez. Kolosi aziatik Cmec (China National Machinery and Equipment Import & Export Corporation) do të ndihmojë Eps, monopolisti serb i shpërndarjes së energjisë, të rikonstruktojë, fuqizojë dhe të bëjë më pak ndotës centralin e Kostolac, në rrethinat e Beogradit, si dhe të rrisë prodhimin në një minerë karboni në afërsi. Investimi vlerësohet 1,2 miliardë dollarë, dhe do të financohet nga Cmec në masën 85%. Kryerja e investimit ne Kostolac, tregon se marrëveshja e partneritetit e firmosur verën e shkuar mes Serbisë dhe Kinës, ka filluar të japë rezultatet e veta. Beogradi kërkon në Pekin një investitor me peshë për infrastrukturat e veta, ndërsa Kina, sheh në Ballkan një pikënisje ideale për të hyre ne tregun europian. Por mbi të gjitha, hyrja e aziatikëve tregon se prej tani e më vonë, duhet marrë parasysh edhe variabli kinez, për të vlerësuar risqet dhe mundësitë në Ballkan, në “Lindjen e afërt”, tregu i ri në prag të shtëpisë. Një përmbledhje mbi prespektivat e eksportit dhe investimit do të bëhet në Verona, gjatë Italy & South Eastern Europe Investment Forum, të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, dhe me bashkëpunim të Ice, Simest dhe Verona Fiere. Do të jenë rreth 400 sipërmarrjet që do të marrin pjesë, të interesuara në vlerësimin e ofertave të tregjeve ballkanike, të përfaqësuara nga dhjetë qeveri (do të marrë pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha), në sektorë si ai agroalimentar, infrastrukturat/ndërtimi, logjistika e transportit.
Ajo që del nga kriza botërore është një mozaik shtetesh që janë prekur rëndë nga reçesioni ekonomik. Rumania, ku ka një numër të madh sipërmarrjesh italiane, ka pasur një rënie të GDP (Prodhimit të Brendshëm Bruto) prej 8,5% gjatë 2009-ës. Por pikërisht nga kriza, janë (ri)krijuar skenare konkurence të tregun rumun, që, jo vetëm Italia, por edhe shtete të tjera brenda BE-së kanë nuhatur, e po përpiqen t’i shfrytëzojnë. Eksporti italian drejt hapësirës ballkanike është zvogëluar me 27,2% në vitin 2009, e barabartë kjo me 8,4 miliardë euro, megjithatë, ende jemi partneri i dytë tregëtar pas Gjermanisë. Objektivi për vitin 2010, është të kalohet kuota prej 10 miliardë euro, pra një rritje prej 15% e volumit. “Bashkë me ministrin Scajola – thotë Adolfo Urso, zëvendësministri për Zhvillimin Ekonomik – kemi menduar për këtë ngjarje të madhe, që përfshin 10 shtete të hapësirës ballkanike, ku veprojnë mbi 30 mijë sipërmarrje italiane. Reçesioni ekonomik ka goditur rendë disa nga këto shtete, duke filluar që nga Rumania, që për ne janë vende strategjike. Duhet që të orientojmë angazhimin tonë në disa sektorë kyç: infrastruktura/ndërtimi, logjistika, transporti dhe energjitika, për të realizuar një rrjet të gjërë italian shpërndarjeje për të bërë të mundur futjen e produkteve tona në marrëdhëniet financiare, ne industrine e panaireve dhe përdorimin më të mirë të instrumentave europianë”. Për të favorizuar futjen në tregun rajonal (ballkanik), Sace, Shoqëria Italiane e Sigurimi të Kreditimit për Eksportin, ka parashtruar një program Ballkani, me misione specifike, hulumtime për mundësi të reja biznesi si dhe hapjen në muajt në vazhdim, të një zyre në Bukuresht. Fokusi është në vendet e ish – Jugosllavisë dhe në Shqipëri, por rrezja e veprimit përfshin të gjithë hapësirën. Per sa i perket kushteve te sigurise, në përgjithësi, synimi është hapja në tregje, edhe pse me disa kufizime. Aktualisht, angazhimet e Sace në Europën Lindore dhe në Ballkan shkojnë në 950 milionë euro, 93% e të cilave, të përqëndruara në Bullgari dhe Rumani. Një mundësi për sipërmarrjet italiane është ajo e sipërmarrjeve publike për veprat e mëdha. Qeveritë lokale kanë dhënë në fakt fonde publike si masa anti-krizë dhe për projekte të mëdha infrastrukture. Megjithatë, është gjithnjë Kina e gatshme që të rishkruajë skenaret: Beogradi e ka tashmë parasysh interesin kinez për të ndërtuar urën e dytë mbi Danub, vepër shume e rendesishme për të ardhmen e kryeqytetit ballkanik. Komshinjtë europianë janë të paralajmëruar!

Përsa i përket riskut, ndarja kryesore ka të bëjë me dy kategori:

a)  vende që hapen pa kushte ndaj investimeve të huaja direkte (ku bëjnë pjesë shtete si Shqipëria, Greqia, Bullgaria, Kroacia, Hungaria, Sllovenia, Austria etj.)

b)  vende që kushtëzojnë investimet e huaja direkte ( Maqedonia, Kosova, Serbia, Rumania, Mali i zi dhe Bosnje Hercegovina)

Sipas klasifikimi të riskut që bën OSCE-ja (ku 7 është risku maksimal, dhe 0 ai minimal), shtetet klasifikohen si më poshtë (në kllapa është shënuar niveli i riskut):
Shqipëria (6), Bosnje Hercegovina (7), Kroacia (5), Maqedonia (6), Mali i Zi (7), Serbia (6)


 

Alfredo Sessa - Il Sole 24 Ore