Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktiviteti privat > çmimi europian për videon mbi sipërmarrjen

Çmimi Europian për videon mbi sipërmarrjen

Publikuar 9.3.2010
video camera

Keni menduar ndonjëherë të jeni zotër të vetëvetes, të bëheni sipërmarrës? Doni të bëni diçka në të cilën besoni, dhe të mos jeni nën urdhrat e dikujt që ju paguan një rrogë? Në qoftë se përgjigja është po, jeni në njeri ndryshe. Shumica e qytetarëve të Europës, nuk ka pasur kurrë ide të tilla.

Komisioni Europian nxit amatorët e kinemasë, që kanë shpirt sipërmarrës, që të tregojnë kreativitetin e tyre duke prodhuar një video që t’i përgjigjet pyetjes: ç’është sipërmarrja? Çfare mund të nxisë një person që të bëhet sipërmarrës? Si mund të shëmben paragjykimet e vjetra dhe të ofrohet një vizion i ri për sipërmarrjen?

 Konkursi është i hapur për të gjithë qytetarët apo banuesit në një nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian, përfshirë edhe ata të Norvegjisë, Islandës, Lihtenshtejnit, Kroacisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Serbisë, Turqisë dhe Izraelit. Për të marrë pjesë, mjafton të krijoni një video (jo më pak se një minutë dhe jo më shumë se dy minuta) që bën pjesë në një nga kategoritë e mëposhtme:

    * Sipërmarrja – një stil tjetër jete
    * Sipërmarrja – sfida dhe suksese
    * Sipërmarrja – rruga e së ardhmes

Afati i fundit për paraqitjen e videos është data 9 Prill 2010.

 Për të klasifikuarit e parë të secilës kategori, do të jepet një çmim prej 3 333 euro; për të dytët 2 222 euro, ndërsa për të tretët 1 111 euro secili.

Çdo çmim do të jepet pa marrë në konsideratë shpenzimet për prodhimin e filmit apo shpenzime të tjera. Ndër pjesëmarrësit, që duhet të jenë më pak se 25 vjeç, që nuk do të fitojnë ndonjë nga nëntë çmimet e lartpërmendura, do të ketë pesë “fitues specialë” që do t’i jepet një çmim prej 555 euro secili.

Krijuesit e videove më të mira do të ftohen të marrin pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve që do të mbahet në Bruksel, më 25 Maj 2010, në kuadër të Javës Europiane të Bizneseve të Vogla e të Mesme.

 Për më shumë informacion, vizitoni adresën e konkursit