Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktiviteti privat > mbi 200.000 sipermarrje te drejtuara nga emigrantet.

Mbi 200.000 sipermarrje te drejtuara nga emigrantet.

Publikuar 12.12.2007

Shtohen gjithnje e me shume ne Itali sipermaresit jokomunitare dhe ndikimi i tyre ndihet gjithnje e me teper ne demografine e nderrmarjeve italiane. Sipermarjet individuale, te drejtuara nga nje titullar qe nuk eshte nga vendet e Bashkimit europian, kane kaluar numrin 200.000 nga mesi i vitit.. Ato jane perqendruar me teper ne rajonet e veriut, por ekzistojne ne nje numer te konsiderueshem edhe ne Lazio dhe ne disa rajone te Jugut si Campania dhe Sicilia.

Sipas panorames qe paraqet Unioncamere, mbi bazen e Movimprese qe s’eshte gje tjeter vec hartimi i levizjes demografike te nderrmarjeve drejtuar nga Infocamere, ne fund te qershorit sipermarresit joeuropiane ishin 218.467 : mbi 39 mije ne Lombardi, pothuaj 23 mije ne Emilia Romagna, 22 mije ne Toscana, 20 mije ne Veneto. Ne Campania numeroheshin nga mesi i vitit 13.810 ndermarje me titullare jokomunitare, ne Sicilia 12.144 dhe ne Lazio pothuaj 18 mije.

Persa i perket kombesise se sipermarresve te rinj, shumicen derrmuese e perbejne marokenet numri i te cileve shkon me teper se 41 mije. Pas tyre vijne kinezet, me pothuaj 28 mije sipermarrje ( mjaft te mendosh per sektorin e restoranteve ku kinezet lene mbrapa te gjithe, ose industrine e tekstilit). Ndersa firmat marokene jane te perhapura mbi te gjitha ne Lombardi dhe Piemonte, perqendrimi me i madh i firmave kineze gjendet ne fakt ne Toscana, ku Unioncamere numeron rreth 6.200 nderrmarje, pothuaj nje cerek te gjithe totalit.

Pas Maroku dhe Kines eshte Shqiperia vendi qe i ka dhene Italise numrin me te madh te siperrmaresve te rinj. Numri i sipermarresve shqiptare shkon me teper se 22 mije. Me pas vjen Svizzera (16.284), Senegali (13.663) dhe Tunizia (10.192). E plotesojne kete renditje te dhjete vendeve me numrin me te madh te sipermarresve Egjipti (8.957), Serbia dhe Mali i Zi (7.813), Bangladesh (6.636) e Nigeria (5.132 ndermarje).