Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktiviteti privat > fillimi i një aktiviteti privat

Fillimi i një aktiviteti privat

Publikuar 21.11.2007

Një udhëzim i shkurter për qytetarët jokomunitarë të cilët dëshirojnë të ushtrojnë një aktivitet pune autonome

Qytetari jokomunitarë që jeton ne Itali
Le të shikojmë rastin e parë që bën fjalë për qytetarin jokomunitarë i cili jeton në Itali.
Kushti kryesorë është paisja me “carta di soggiorno” ose “permesso di soggiorno CE per soggiornanti di lungo periodo” ose me njërën nga lejet e qëndrimit të mëposhtme:
• për punë autonome;
• për punë vartëse;
• për arsye familiare;
• për azil politik ose arsye humanitare;
• për personat pa shtetësi;
• për integrim të mituri.
Edhe studentët mund të ushtrojnë një punë autonome, por vetëm nëse shndërrojnë lejen e tyre të qëndrimit nga studim në leje qëndrimi për punë autonome. Shndërrimi i lejes së qëndrimit për studio mund të bëhet në dy mënyra të ndryshme:
1) Ai që zotëron një leje qëndrimi për studim ose formim profesional akoma të vlefshme, që me arritjen e moshës tetëmbëdhjetë vjeçare ose pas mbrojtjes së dipllomës universitare në Itali ose të specializimit dhe që dëshiron të ndërrojë titullin e “permesso di soggiorno” për punë autonome, mund të prezantojë kërkesën në “Sportello Unico” të prefekturës.Në këto raste, nuk nevojitet gatishmëria e një kuote.Por një student, nësee dëshiron të ushtrojë një aktivitet pune si sipërmarrës, si tregëtar ose si artizan, duhet të dimostrojë që të ketë mundësi ekonomike që duhet të jenë të vërtetuara nga Camera di Commercio.
2) Nëse i/e huaji/-a zotëron një leje qëndrimi për studim ose për formim profesional të vlefshme, por që nuk bën pjesë në rastet e përmendura më sipër, mund të prezantojë kërkesën e shndërrimit vetëm me paraqitjen e atestimit të Camera di Commercio.Në këtë rast mund të jetë i autorizuar vetëm nëpërmjet kuotave.
Rasti i të huajit jokomunitarë që nuk banon në Itali
Qytetarët jokomunitarë që nuk banojnë në Itali duhet të marrin vizën e hyrjes për punë autonome në Konsullatën ose Ambasadën italiane. Kërkesës së vizës duhet t’i bashkangjiten këto dokumenta:
• atestimi i parametrave ekonomike të dhëna nga “Camera di Commercio” e vendit ku dëshirohet të zhvillohet aktiviteti;
• deklarata e Autoriteteve publike që nuk ekzistojnë motive penguese për fillimin e aktivitetit ( për shembull për shitjen me pakicë, verifikimin do t’a japë Komuna që verifikon kushtet për ushtrimin e aktivitetit).
Në rastin kur jokomunitari/-ja dëshiron të bëj pjesë në një Shoqëri ose kooperativë të rregjistruar në “Registro Imprese” si bashkëpunëtorë ose administratorë, nuk kërkohet vërtetimi i parametrave finanziare.Por duhet të paraqisë në Ambasadë:
• Kopjen e deklaratës së përgjegjësisë që përfaqësuesi ligjor i shoqërisë ose kooperativës do të ketë parashikuar dërgimin në “Direzione provinciale del lavoro”;
• Deklarata e përfaqësuesit ligjor i cili vërteton që kompensimi i shumës është më i lartë se niveli minimum i parashikuar nga ligji;
• Kopja e bilancit të fundit të aktivitetit të depozituar nga shoqëria.

Ndryshe është rasti i krijimit të një shoqërie të re, sepse kërkesat duhet të verifikohen nga një noter. Në të gjitha këto raste viza do të lëshohet vetëm nëse do të jetë e disponueshme një kuotë hyrjeje për punë autonome. Pas marrjes së vizës është e detyrueshme kërkesa në Kuesturë e lejës së qëndrimit për punë autonome nëpërmjet postës.Leja e qëndrimit duhet të kërkohet brenda 8 ditëve punuese nga ajo e hyrjes në Itali.