Konkurs për menaxhimin e “Caffetteria della Casa del Quartiere”
Në kuadër të projektit “ConverGente” – projekt i Agjensisë për zhvillimin lokal të San Salvario Onlus” – të mbështetur më parë nga Vodafon, tani edhe nga qyteti i Torinos, në via Morgari 14, ka një mjedis, i cili pjesërisht do të përdoret për tu bërë kafene, duke synuar integrimin social, dhe për vetëfinancim të projektit. Lokali do të jetë i tipit “restorant i vogël dhe/ose shërbim i shpejtë”. Lokali i “Caffeteria della Casa del Quartiere” ka një sipërfaqje prej rreth 170 metrash katrorë, ka 1 kuzhinë, 2 hapësira për shpërndarjen, 2 magazina si dhe një hapësirë të gjërë të jashtme. Projekti i menaxhimit, duhet të përputhet me disa nga synimet e “converGente”, si për shembull: çmimet duhet të jenë të përballueshme nga të gjithë; duhet të ketë një orar sa më të gjërë të mundshëm; duhet të organizohet në mënyrë të tillë që të marrë parasysh klientelë të larmishme dhe në orare të ndryshmë; hapësira mund të përdoret për aktivitete të shumllojshme; duhet të garantohet cilësia e mallrave dhe sherbimit; lokali është një biznes, dhe duhet të garantojë të ardhura për ConverGente.
Pjesëmarrja në konkurrim është plotësisht falas dhe është e lidhur me pranimin e konkursit në çdo aspekt të tij. Kërkesa për pjesëmarrje mund të dorëzohet në një zarf të mbyllur prej 25 Janarit deri më 19 Shkurt 2010, pranë Agjensisë për zhvillimin lokal të San Salvarios, via Sant’Anselmo 20/c - 10125 Torino, të martën, të enjten dhe të premten prej orës 10:00 deri në orën 13:00 duke shkruar tekstualisht mbi zarf: “Bando per l’assegnazione di una autorizzazione di pubblico esercizio di somministrazione.
Do të përjashtohen kërkesat që kanë një formë të ndryshme nga sa është caktuar në konkurs. Vlerësimi dhe përzgjedhja e kërkesave, si dhe klasifikimi i tyre, do të bëhet nën kujdesin e një komisioni të zgjedhur nga Agjensia për zhvillimin lokal të San Salvarios.
Maksimalisht, ka 100 pikë, që do të ndahen në këtë mënyrë:
a) Curriculum – e shumta 10 pikë
b) Projekti i administrimit – e shumta 50 pikë
c) Oferta ekonomike – e shumta 30 pikë
d) Leje për aktivitet shpërndarjeje pijesh ose ushqimesh dhe transferimi të ndërmarrjes (alternativa përjashtuese):
-Për zotëruesit e lejes që janë aktiv në Minibashkinë 8 do ti jepen 10 pikë
- Për zotëruesit aktiv në territorin qytetar, do ti jepen 5 pikë.
Nuk do të vazhdojë konkurimin asnjë subjekt që nuk arrin kuotën minimale prej 50 pikësh. Komisioni për vlerësimin dhe përzgjedhjen e kërkesave, mund të kërkojë qartësime të mëtejshme si dhe dokumenta shtesë. Klasifikimi do të publikohet brenda datës 5 Mars 2010.