Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktiviteti privat > konkurs per idete me te mira ne fushen e biznesit

Konkurs per idete me te mira ne fushen e biznesit

Publikuar 9.1.2008

Sportello creazione impresa D3, promovuar nga Provinca e Astit dhe financuar edhe me burime te tjera, ofron sherbime te integruara dhe te reja per hapjen e biznesit nepermjet nje asistence dhe konsulence te plote ndaj siperrmaresve potenciale.

Ky sherbim permban ne vetvete faza te ndryshme te asistences qe shkojne nga nje vleresim i pare i idese per biznes dhe karakteristikave te atyre qe paraqesin idene deri tek nje aktivitet i mirefilte keshillues dhe formues per nje percaktim te sakte te projektit te sipermarrjes dhe per paraqitjen e kerkeses per financim. Ky proces kompletohet me dhenien e konsulences se specializuar ndaj sipermarrjes ne fazen delikate te fillimit.

Gjithashtu, nga provinca e Astit, ne bashkepunim me Sportello Creazione Impresa D3, dhe nen kujdesin dhe sponsorimin prej Cassa di Risparmio te Astit, zhvillohet Konkursi i Pare per idete me te mira ne fushen e biznesit, per perhapjen e kultures se biznesit dhe ne mbeshtetje te subjekteve te reja drejt udhes se biznesit. Ne konkurs mund te marrin pjese subjektet qe promovojne nismat sipermarrese ne Provincen e Astit

Promoteret e tre ideve me te mira do te perfitojne kushte lehtesuese per fillimin e projektit te tyre per biznes: Cassa di Risparmio e Asti ben te mundur nje financim deri ne 25 mije euro per te pakten 5 vjet.

Selia Qendrore e Sportello Creazione Impresa D3 e Astit, qe ndodhet ne piazza Alfieri, qendron e hapur nga e hena deri te premten, nga ora 9 deri ne 13, dhe mbasdite (vetem te marte dhe te enjte) nga 14 deri ne 18.

Telefono 0141.324729,
Numero verde: 800-383622
e-mail: provinciaimpresa@provincia.asti.it
Sito web: www.provincia.asti.it/impresa