Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktiviteti privat > inaugurohet ne torino zyra e perfaqesimit te dhomes se tregtise se tiranes

Inaugurohet ne Torino Zyra e Perfaqesimit te Dhomes se Tregtise se Tiranes

Publikuar 20.10.2008

Ditën e Enjte, datë 16 Tetor 2008, në praninë e Presidentit të Republikës Bamir Topi, u përurua në Torino zyra e parë e përfaqësimit të Dhomës së Tregtisë së Tiranës (galeria fotografike) në një vend të Bashkimit Europian.

“Jam shumë i emocionuar dhe i gëzuar që ndodhem sot mes jush në këtë moment të vecantë dhe të rëndësishëm për bashkësinë e sipërmarësve dhe gjithë vendin tonë” u shpreh Presidenti Bamir Topi, duke i uruar Zyrës punë të mbarë dhe të suksesshme në të ardhmen.

Zyra, e cila do të menaxhohet nga një staf i përgatitur Shqiptar dhe Italian do të shërbejë si urë lidhëse mes komuniteteve Shqiptare dhe Italiane të biznesit.

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë edhe Presidenti i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, Profesor Gjokë Uldedaj, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Romë, Llesh Kola, Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Vladimir Kristo, disa deputetë të Parlamentit Shqiptar, përfaqësues të shumtë të institucioneve dhe mediave lokale si edhe një delegacion i madh sipërmarrësish Shqiptarë.

Zyra e re e përfaqësimit, e vendosur në një nga lagjet qëndrore të Torinos, do të zhvillojë funksionet e informimit dhe komunikimit për operatorët ekonomikë Piemontezë dhe Shqiptarë dhe do të shndërrohet në një pikë referimi për sipërmarrjet Italiane të interesuar qe të investojnë kapitalet e tyre në Shqipëri. Në këtë rast, Presidenti nënvizoi rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të marrdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe shprehu shpresën që të mund të marrë pjesë në të tjera veprimtari si kjo në vende të tjera në të ardhmen.

“Falenderoj Presidentin Topi që na nderoi me pjesmarrjen e tij. Ndihem i emocionuar dhe i lumtur edhe une, pasi arritëm të shndërrojmë në realitet te prekshem atë që fillimisht ishte vetëm nje ide. Falenderoj edhe skuadrën e Torinos, arkitektin Lauria, dhe këshilltarët Blenti Shehaj dhe Benko Gjata, për kontributin e rëndësishëm që dhanë në realizimin e këtij projekti”, tha Profesor Gjoke Uldedaj.

Ndërsa sipas ambasadorit Llesh Kola “kjo zyrë do të kthehet shpejt në një nyje të rëndësishme në zhvillimin e raporteve ekonomike midis dy komuniteteve të biznesit dhe do të lejojë njohjen nga afër të mundësive që Shqipëria është në gjendje të ofrojë”

Me një takse rritje vjetore prej 6%, Shqipëria paraqitet gjithmonë e më tërheqëse në sytë e investitorëve Italianë. Kësaj tendence i bashkangjitet edhe fakti qe Italia ne këtë momënt është partneri kryesor ekonomik i Shqipërisë.

Edhe firma të fuqishme piemonteze kanë rritur interesimin e tyre në shumë fusha te ekonomisë, sidomos në atë te energjitikës, hotelerisë dhe turizmit, si dhe të eksportimit të produkteve enogastronomike të ekselencës me te cilat Rajoni i Piemontes është i njohur në të gjitha tregjet boterore.

Gjithashtu Piemonti është i pranishëm në sektorin bankar Shqiptar me grupin Intesa Sanpaolo, i cili mund të luajë një rol te rëndësishëm në të ardhmen në mbështetjen e sipërmarrjeve italiane ne investime të fuqishme siç mund të jenë ato te fushës se energjise dhe të industrisë minerale.