Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktiviteti privat > edicioni i pare i festivalit ekonomik italian ne shqiperi

Edicioni i pare i Festivalit ekonomik italian ne Shqiperi

Publikuar 22.10.2008

Ne 20 tetor, ne Tirane, ka filluar edicioni i pare i aktivitetit “Festivali italian ne Shqiperi”. Ky aktivitet do te vazhdoje deri ne 2 nentor dhe ne te marrin pjese 27 ndermarrje piemontese qe i perkasin koncerneve Derthona Export, Export Qualita Wines, Alba Export, Albania Export, Metalexport.

Kjo veprimtari organizohet nga Instituti italian i Tregtise me Jashte i Tiranes (ICE), ne kuadrin e marredhenieve te ndersjellta kulturore dhe tregtare mes Italise dhe Shqiperise dhe perfshin sektoret e ndertimit, kozmetikes dhe parfumerise, pajisjeve te hotelerise, fushes agroushqimore dhe sektorit te veshjeve.

Programi per sipermarrjet italiane eshte shume i pasur me workshop, prezantime, seminare, por ajo qe bie ne sy me teper eshte prezantimi i sipermarrjeve piemonteze te veres dhe produkteve ushqimore ne dy workshop qe do te mbahen ne sallen Konsortium te Hotel Tirana International ne 29 tetor.

Ne kuadrin e seminareve te ndryshem, sipermarrjet piemonteze do te marin pjese ne takime me sipermarrjet lokale shqiptare. Ne program parashikohet gjithashtu nje seminar teknik mbi produktet dhe materialet per ndertim dhe nje tjeter per produktet profesionale ne lidhje me parfumerite, qendrat estetike, parukerite etj.

Vlen per tu permendur qe ne Shqiperi jane veçanerisht aktive sipermarrjet qe bejne pjese ne koncernin Albania Export te cilat ne sferen agroushqimore kane nje vend te spikatur ne tregun shqiptar; gjithashtu dhe koncerni Metalexport qe merret me shitjen e impianteve te vegjel per shfrytezimin e energjise qe vjen nga burimet e pasur hidrike shqiptare.

Kjo e fundit vlen sidomos duke pasur parasysh gjendjen perhere te veshtire ne tecilen ndodhet energjitika shqiptare.