Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktiviteti privat

Deri ne 1 milion euro kontribut per projektet e sipermarrjes ne interes te kolektivitetit.

Publikuar 29.10.2007

Dhoma e Tregtise ne Torino ka si detyre me statut promovimin dhe zhvillimin ekonimik ne provincen qe mbulon si territor. Shume iniciativa nxitese jane marre persiper ne menyre direkte nga ky ent, ndersa te tjera duke ndihmuar dhe mbeshtetur projekte te promovuara nga subjekte publike si dhe nga subjekte private qe kryejne aktivitetet me interes kolektiv per sistemin socio- ekonomik lokal.

Ne veçanti, Dhoma e Tregtise ne Torino, kur merr vendim te mbeshtese nje ide ose nje program aktivitetesh te propozuara nga organizma te trete, verifikon kushtin qe aksioni i propozuar, edhe pse te jete i lidhur kryesisht me nje sektor te caktuar ekonomik, te kete pasqyrime pozitive ne rritjen globale te territorit.

Do te preferohen prezantimi i kerkesave per projekte te aktualizuara dhe te mbeshtetura financiarisht nga me teper subjekte se bashku ( te ashtuquajturat 'progetti congiunti' ne baze te artikullit 2 te rregullores teknike qe disiplinon dhenien e kontributeve), vetem nese keto subjekte jane publike ose private qe veprojne ne interes te publikut.

Kontributet ne cdo rast nuk mund te kalojne 50% te kostove te parashikuara dhe likuidohen mbas prezantimit te bilancit analitik te hyrjeve te reallizuara ose te çertifikuara dhe te shpenzimeve te kryera efektivisht, duke dimostruar te gjithe dokumentet kontabile te shpenzimit ne origjinal ose ne kopje te thjeshte nga e cila te rezultoje emri i subjektit kerkues si shpenzues i shumes qe kerkon te rimborsohet.

Per sa i perket vitit 2007 kontributi maksimal i seciles iniciative arrin deri ne 1milion euro lorde, nderkohe qe nuk mund te kerkohen kontribute per iniciativa me kosto fillestare me te vogel se 20 mije euro.

Kerkesat duhet te arrijne nga data 1 nentor deri ne date 30 nentor 2007

Per te gjithe informacionet


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)