Edicioni ne gjuhen shqipe - Edizione in lingua albanese



faqja e pare > aktiviteti privat

Bizneset e te huajve ne Itali

Publikuar 30.9.2008

Sipas te dhenave te fundit nga Unioncamere nxjerre nga monitorimi i bizneseve te regjistruar ne Registro delle Imprese te Dhomes se Tregtise del se sipermarresit jokomunitare jane pothuaj dyfishuar brenda nje periudhe 5 vjeçare edhe pse ne BE kane hyre plot vende te reja.

Ne fund te qershorit 2008 ishin te regjistruar 234.175 biznese individuale me titullar nje person nga vendet qe s’bejne pjese ne BE. Kemi te bejme me nje shifer 84.3% me te larte nese e krahasojme me qershorin e vitit 2003, çka do te thote 107.111 njesi biznesi me teper ne keto 5 vjet.

Nese i hedhim syte tek kombesia e sipermaresve te huaj do te veme re se kinezet jane te paret per sa i perket tregtise me shumice, sektorit te restoranteve, konfeksioneve dhe ne industrine tekstile. Ata jane te pranishem ne te 104 provincat italiane me 31.355 aktivitete biznesi.

Pas kinezesve vijne marokenet te cilet duke qene titullare te me shume se 40 mije sipermarrjeve te vogla mund te quhen pa frike komuniteti i huaj me aktiv ne Itali. Marokenet jane te paret ne tregtine me pakice, ne sherbimet ndaj personit, ne sherbimet postale dhe te telekomunikacionit, dhe ne fabrikimin e produkteve metalike.

Ne vend te trete renditet komuniteti serb qe, edhe pse me 8 mije te regjstruar ne regjistrin e biznesit, eshte lider ne sektorin e riparimit te automjeteve, ne mbeshtetjen e ndermjetesimit financiar dhe ne sport e kulture.

Sipais Unioncamere, sipermarrja e huaj eshte nje fenomen gjithnje ne rritje qe po e transformon tablone e biznesit qe zhvillohet ne Itali, sidomos duke pasur parasysh tendencen historike te tkurrjes se bizneseve individuale te cilat ne fund te qershorit perfaqesonin vetem 6.8% te se teres. Ne pese vitet e fundit, mbylljes se 120 mije bizneseve individuale me titullare italiane ju pergjigj hapja e 107 mije bizneseve me titullare te huaj. Behet fjale sidomos per ata sektore ku kerkohen zanate te cilat italianet kane tendencen t’i shperfillin.

Shumica e sipermarrjeve te huaja jane te vendosura ne rajonet Lombardi, Toscana, Emilia-Romagna dhe Venteto e Lazio. Milano eshte ne menyre absolute vendi i pare per numrin e sipermarrjeve me titullare emigrante. Pas saj vjen Roma dhe me tej, Torino.


© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)