faqja e pare > aktiviteti privat
Publikuar 20.12.2006
Qytetari i huaj i cili kërkon të ushtrojë në Itali një aktivitet të vazhdueshem pune të pavarur (lavoro autonomo), industriale, artizanale o tregtare, pra në rast se ka si qëllim të ndërtojë një shoqëri kapitalesh o personash, ose të kete mundësi të bëjë pjesë në shoqëri financiare të ndryshme, duhet të përmbushë të gjitha kërkesat morale e profesionale që kërkohen nga ligji njëlloj si për qytetarët italianë, për ushtrimin e aktiviteteve të vecanta, bashkë me detyrimet për shkruajtjen nëpër urdhëra profesional dhe nëpër regjistre kur kërkohet.
Për të ushtruar një profesion është e nevojshme njohja e titullit profesional kur ky i fundit është kryer në një shtet i cili nuk bën pjesë në Bashkimin Europian.
Për sa i përket një profesioni sanitar edhe kur bëhet fjalë për aktivitet jo të vazhdueshëm, kërkohet njohja e titullit nga ana e Ministero della Salute (Ministria e Shëndetësisë).
Për sa i përket profesioneve që varen nga Ministero della Giustizia (Ministria e Drejtësisë) , procedura e njohjes së titullit kryhet në Direzione Generale degli Affari Civili, Ufficio VII- Reparto Internazionale (Drejtoria e Përgjithshme e Cështjeve Civile ), në bazë të kritereve të direktivave 89-4 e 92-51 CCE te cilet disiplinojnë procedurat për qytetarët komunitarë.
Ndër profesionet në varësi të Ministrisë së mësipërme bëjnë pjesë: avokatët, tregtarët , biologët, kimistët, agronomët, gjeologët, inxhinjerët, agjentët tregtarë, psikologët, asistentët socialë, menaxherët, agroteknikët, gjeometrat, specialistët agrarë, specialistët industrialë, gazetarët.
2a) Për aktivitetet e regjistruara në urdhërat përkatës , vërtetimi lëshohet edhe nga c te urdhri i atij profesioni. Për ato aktivitete autonome për të cilat nuk ekzistojnë zyra ku të regjistrohen dhe që nuk kanë detyrime liçencash ose autorizimesh, nuk kanë detyrime për senjalizime të fillimit të aktivitetit, ose detyrime regjistrimesh nëpër urdhëra profesionalë (p.sh. aktiviteti i konsulentëve, edhe me kontratë bashkëpunimi të kordinuar e të vazhdueshëm) për të cilat nuk mund të përcaktohet zyra administrative kompetente për lëshimin e vërtetimit të mospasjes së pengesave për zhvillim aktiviteti dhe për pasjen e mundësive për kryerje aktiviteti , duhet të kenë:
2b) Në rastet e punës autonome që zhvillohet në cilësinë e ortakut ose të administratorit në shoqëri ose në kooperativa që janë aktive nuk kërkohet asnjë vërtetim për parametrat financiarë të referimit. Në keto raste në vend të vërtetimit, të huajit ortak, ose të huajit si subjekt me detyrë socile në aktivitet i kërkohet :
3. Të disponojnë një vendbanim të përshtatshëm që e vërtetojnë nëpërmjet një kontrate qeraje ose kontratë shitblerje, ose me anë të një deklarate sipas D.P.R.445/200, nga një qytetar italian ose i huaj me dokumente të rregullta qëndrimi, e cila vërteton vënien në dispozicion të të interesuarit një vendbanim brenda rregullave .
Të kenë një të ardhur të ligjshme vjetore më të lartë se niveli minimal të parashikuar nga ligji nën të cilin nuk paguhet shpenzimi sanitar, bazar në të dekretit ministror të 8 tetorit 1986. Ky lloj kushti mund të plotësohet edhe nga një garanci korrisponduese nga entet ose qytetarët italianë ose të huaj që jetojnë rregullisht në Itali , ose duke paraqitur një deklaratë:
I huaji i cili përmbush këto kërkesa duhet të kujtohet që:
1. Ti kërkojë Kuesturës competente, edhe nëpërmjet një të ngarkuari prej tij, lejen [nulla osta] provizore për të hyrë në Itali, duke paraqitur dokumentacionin e mëposhtëm:
Nulla osta duhet të lëshohet brenda 20 ditëve nga momenti i marrjes së deklaratave
2. Të kërkohet në Përfaqësuesit Diplomatike italiane në vendin përkatës Viza e hyrjes duke paraqitur:
3. Të kërkojë brënda 8 ditëve nga hyrja në Itali, lejeqëndrimin për punë autonome në Kuesturën competente për territorin
© Copyright Qyteti i Torinos - Lajmërim ligjor
(Software powered by Big Medium)